Kylie Jenner është rikthyer sërish me një paraqitje me bikini, pas një udhëtimi në Turks dhe Caicos me miqtë e saj për të promovuar markën e saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics.Miliarderja 28-vjeçare pozoi në imazhe të reja për lansimin e fushatës së saj verore të markës Khy, e cila debutoi të enjten.
Jenner kishte veshur një bluzë të zezë bikini me lidhëse trekëndore, që nxirrte në pah format e saj, të kombinuar me xhinse të gjera, ndërsa pozonte në një apartament në New York.
“E dashur verë, me dashuri, Khy. U argëtuam shumë duke eksperimentuar me motive, mëndafsh dhe pambuk gjatë krijimit të këtij koleksioni,” shkroi ajo në Instagram. “Ne donim vërtet të kapnim ndjesinë e verës”.
Më vonë u shtua edhe përshkrimi: “Një koleksion i frymëzuar nga udhëtimet verore, netët e ngrohta dhe mbrëmjet jashtë.”
Fotografitë janë realizuar nga fotografi Pablo di Prima.
