Lajme

LAJM I FUNDIT/ Tritol lokalit të Noizyt në Durrës!

Një sasi e vogël lënde eksplozive u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lokalin e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta por ajo që raportohet është se eksplozivi i vendosur në pjesën e përparme të lokalit që ndodhet në zonën e plazhit në Durrës nuk ka shpërthyer.

NEWS  Korça Republikë?! – 6 orë për në Tiranë, 3 orë për në Selanik…Më tej policia thotë se është duke punuar për të identifikuar autorët dhe zbardhur motivet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë, Durrës:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit R. R., është gjetur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer.

NEWS  VIDEO- Vijon të jetë e bllokuar rruga Librazhd-Prrenjas, fadromat e ANK dhe 2T nuk ndalin punën, vazhdojnë të gërryejnë lumin ShkumbinNë vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Kjo nuk është hera e parë që bizneset e këngëtarit Rigles Rajku (Noizy) kanë qenë objekt i shpërthimeve me eksploziv.

Të Ngjashme