ShowBizzz

Luizi i kthehet Big Brotherit: Faleminderit secilit prej jush që keni qenë bashkë me mua në këtë rrugëtim duke më dhënë kohë nga koha juaj

Luiz Ejlli është shpallur fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania 2.

Ai ka qenë shumë i pëlqyer gjatë qëndrimit brenda, madje është cilësuar edhe si fenomen i këtij viti.

I njëjti së fundmi ka publikuar një video në Instagram, e cila i është edituar nga një fanse.

TS Poll - Loading poll ...

Në klip janë përmbledhur të gjitha momentet më interesante të artistit shkodran gjatë rrugëtimit në BBVA.

Këngëtari i njohur ka falënderuar sërish fansat për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që ia kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Faleminderit secilit prej jush që keni qënë bashkë me mua në këtë rrugëtim duke më dhënë kohë nga koha juaj”, ka thënë ai.

Jeni mbështetja ime më e madhe”, vazhdoi tutje Ejlli.

Luizi mes tjerash tani po shijon në masë të madhe famën me mbrëmje e koncerte të shumta.