ShowBizzz

Maestro tregon ngacmimet nga vajzat pas daljes nga BBV: Je yll, je king

Armaldo Kllogjeri, i ftuar në “Më lër të flas”, ka treguar se në Instagram merr shumë komplimente nga vajzat që pas daljes së tij nga Big Brother VIP. Ai tregon se nuk i kthen përgjigje të gjithëve, por ka raste që i falenderon. 

Romeo Veshaj: Armaldo pas Big-ut të ngacmojnë vajzat në Instagram dhe pse ti do bëhesh baba për herë të tretë. Është e vërtetë? Thuaj të vërtetën, të ngacmojnë?

Armaldo Kllogjeri: Ka disa mesazhe që vijnë më tepër si si komplimente, jo si ngacmime.

Romeo Veshaj: Kujt i thua komplimente ti, ‘t’i hëngsha balluket’?

TS Poll - Loading poll ...

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk kam balluke. Je yll, je king, je shumë i mirë. Unë këto i quaj komplimente, nuk i quaj ngacmime.

Maestro tregon ngacmimet nga vajzat pas daljes nga BBV: Je yll, je king

Romeo Veshaj: Dhe ti u kthen përgjigje?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk u kthej përgjigje.

Romeo Veshaj: Nuk i kthen përgjigje? Më shiko në sy!

Armaldo Kllogjeri: Po edhe ndonjë faleminderit edhe ja kthejmë tani.