Kuriozitete

Mbyllur prej 83 vitesh, Muzeu në Londër rihap dhomën sekrete

Muzeu i Historisë Natyrore në Londër do të rihapë më 16 shtator një galeri historike që ka qenë e mbyllur për publikun që prej vitit 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mbi artikull

Galeria do të hapet me ekspozitën e re “Nature and Us”, e cila do të prezantojë rreth 50 objekte që tregojnë se si ka ndryshuar marrëdhënia e njerëzimit me natyrën.

Ndër objektet më interesante që do të ekspozohen janë një model në miniaturë i dinosaurit të Crystal Palace, skeleti i një foke murgu të quajtur Jenny, si dhe një lodër e Star Ëars e viteve 1980, mbi të cilën janë zhvilluar organizma detarë.

Vizitorët do të mund të shohin gjithashtu një sëpatë guri rreth 400 mijë vjeçare, e rëndësishme për studimin e njerëzve të parë në Britani. Një tjetër objekt i veçantë është një kopje e nofullës së një prej qenve më të hershëm të zbutur në Britani, rreth 14,300 vjet e vjetër, të cilën vizitorët do të kenë mundësi ta prekin.

Moneytizer Paragrafi 4

Galeria ka një histori të veçantë. Fillimisht ajo shërbente për ekspozimin e skeleteve dhe gjitarëve, por gjatë Luftës së Dytë Botërore u shndërrua në hapësirë magazinimi për koleksionet botanike, pasi herbariumi i muzeut pësoi dëmtime. Një pjesë e kabineteve të vjetra prej druri kanë mbijetuar dhe do të jenë ende të dukshme.

Rihapja është pjesë e programit NHM150, një projekt i muzeut që synon të krijojë ose rinovojë nga një galeri çdo vit, në prag të 150-vjetorit të muzeut në vitin 2031.

Ekspozita “Nature and Us” do të qëndrojë e hapur fillimisht për 18 muaj. Gjatë kësaj periudhe, vizitorët do të mund të japin mendimet e tyre, të cilat do të ndihmojnë në krijimin e versionit të përhershëm të galerisë, që pritet të hapet në 2029.

Rihapja e kësaj galerie pas më shumë se tetë dekadash i jep publikut mundësinë të shohë jo vetëm objekte të rralla shkencore, por edhe një hapësirë historike që ka qenë e fshehur për breza të tërë.

Të Ngjashme