Bota

Meloni batuta me gazetarët: Unë e re? Shikoni si më keni katandisur

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është shfaqur mes një turme të madhe gazetarësh gjatë vizitës së saj në Salone del Mobile në Milano, ku nuk ka munguar as një moment shkëmbim batutash me gazetarët.

Teksa përshkonte ambientet e panairit për inaugurimin zyrtar, Meloni u rrethua nga një numër i madh gazetarësh që kërkonin deklarata.

Gjatë kësaj vizite, disa prej tyre i janë drejtuar duke e quajtur “e re” ose duke bërë pyetje në atë frymë. Në atë moment, Giorgia Meloni reagoi, duke thënë:

“Unë e re? Shikoni si më keni katandisur…”

/tiranapost

Të Ngjashme