Lajme

Mesazh i drejtpërdrejtë nga LDK: Kandidatura e vetme, Vjosa Osmani!

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se LDK propozon Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Tahiri ka thënë se partia e tij nuk ka nevojë të propozojë tre emra, por vetëm një kandidat.

“Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre emra, propozojmë një. Pra, Vjosa Osmanin. Por le të na tregojë ai 66 votat për këtë emër a i ka?”. ka shkruar Tahiri.

Ai shtoi se, sipas tij, nëse nuk synohet “eliminimi politik” i Vjosa Osmanit, atëherë LDK e ka ofruar kandidaturën e saj.

“Pra nëse nuk po e don eliminimin politik të Vjosa Osmanit, ja ku e ka ofertën e LDK!”.

Të Ngjashme