Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion e uniforma ushtarake në dy raste në veri të Mitrovicës.
Në këtë aksion, Policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person i dyshuar.
Policia ka bërë të ditur se operacioni është zhvilluar në fshatin Dren të komunës së Leposaviqit dhe në fshatin Shipovë të komunës së Zubin Potokut, mund të gjendeshin armë dhe mjete të tjera ilegale pas marrjes së informacioneve se mund të ketë armë.
Në Fshati Dren, policia ka gjetur: një armë përsëritëse M-56, prodhim jugosllav, Crvena Zastava; një pistoletë CZ-99, kalibër 9 mm, prodhim jugosllav, Crvena Zastava; një pistoletë CZ Mod-70, kalibër 7.65 mm, prodhim jugosllav, Crvena Zastava; nëntëdhjetë e nëntë (99) fishekë të kalibrit 7.62 mm; tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 9 mm; dhjetë (10) fishekë të kalibrit 7.65 mm.
“Në lidhje me këtë rast, është arrestuar personi me inicialet S.V., i lindur në vitin 1971, në cilësinë e të dyshuarit. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Leposaviq, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërsa, në fshati Shipovë, Zubin Potok zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike AK-47, prodhim jugosllav, së bashku me gjashtë (6) karikatorë dhe 157 fishekë të kalibrit përkatës;një pushkë gjuetie M-48, prodhim jugosllav, së bashku me 186 fishekë për armë të gjatë; një bajonetë;uniforma ushtarake me emblemë serbe; dy (2) çanta ushtarake; një pajisje ushtarake për ushqim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, për të dy rastet është iniciuar hetimi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
