ShowBizzz

Momenti i pazakontë që u bë viral në ‘Ferma VIP’/ Vanesa e pranon: Në emocion e putha vëllain në buzë

Në spektaklin e së hënës të “Ferma VIP”, tre konkurrente – Vanesa, Malbora dhe Soni – u surprizuan nga produksioni me një moment të veçantë, pasi patën mundësinë të takonin vëllezërit e tyre.

Takimi u shoqërua me emocione të forta dhe reagime të menjëhershme, duke u kthyer në një nga skenat më të komentuara të mbrëmjes.

Të lidhura

None found

E para që fitoi sfidën dhe siguroi takimin ishte Vanesa, e cila sapo u përball me vëllanë e saj, nuk i fshehu emocionet: e përqafoi dhe e puthi menjëherë. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentuan gjerësisht, sidomos për shkak të mënyrës së puthjes, e cila u bë virale.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në një bisedë me Malborën, Vanesa e rikujtoi këtë situatë, duke pranuar se në atë moment kishte qenë aq e përfshirë emocionalisht, sa nuk e mbante mend qartë çfarë kishte thënë apo si ishte sjellë.

“Gjysmat nuk i mbaj mend çfarë kam folur me vëllain. Në fillim kur shkova e kam puthur… siç e puth unë, në buzë. Pastaj kam ndenjur dhe kam menduar, thashë kot e bëra,” u shpreh ajo.

Deklarata e Vanesës riktheu sërish vëmendjen te momenti i spektaklit, i cili vazhdon të diskutohet online, ndërsa “Ferma VIP” vijon të mbajë publikun të angazhuar me dinamikat dhe emocionet e konkurrentëve brenda fermës.

Të Lidhura:

  1. “Vu*n nga një sëmundje e rëndë”/ Erand Sojli surprizohet nga e bija dhe motra, letra që përloti fermerin
  2. “Atij i pëlqejnë burrat, kam edhe fakte”, Ylli tronditet nga letra e gruas që i dërgoi në Ferma VIP
  3. Votimi i publikut dhe sfida, kush janë dy fermerët që shkojnë në televotim
  4. “Merr flakë si pushka…”/ Institucione dhe organizata dënojnë gjuhën diskriminuese e Arbana Osmanit

Të Ngjashme