ShowBizzz

‘Mua s’më thotë njeri pusho’! Debat i fortë mes ish-banorëve. Gerti-Oltës: Të urren gjysma e Shqipërisë!

Është shoqëruar me debat të fortë “Post Big Brother”-i mes Olta Gixharit dhe Gerti Koxhës, dy ish-banorëve të cilët nuk kishin marrëdhënie miqësore as brenda.

Olta akuzoi Gertin se ai ka hyrë brenda vetëm për të mbështetur Luiz Ejllin, duke çuar dëm mundësinë e tij, ndërsa Gerti tha se atë e urren gjysma e Shqipërisë.

Kur Gerti po fliste, Olta ndërhyn dhe ai i thotë ‘bën një sekonde me pushu’. Aktorja nuk ndalon dhe flet sërish ‘nuk më thotë njeri pusho’.

TS Poll - Loading poll ...

Pjesë nga debati:

Gerit: Me thënë të drejtën, Big Brother prej Luizit kam filluar me e pa… prej situatave ja kuptoja humorin

Arbana: Shumë mirë bëre po mundësinë tënde pse e hodhe në plehra

Gerti: Kur hyra e kisha në mendje që atë vlerësim që kam për Luizin mos t’ja tregoj direkt. Jam munduar të tregohem i ftohte..

Olta: Dhe një fans i devotshëm. Hyrë aty për tu bërë stomatolog i famshëm. Tu dha një mundësi e madhe, si ka mundësi. Hidhni fytyrën tuaj në kosh dhe i shkoni pas Luizit

Gerti: Në plehra ke hedhur ti që të urren gjysma e Shqipërisë

Olta: S’është fare e vërtetë kjo dhe të gjithë e dinë shumë mirë. Këtu vetëm për protestat e Luizit flitet por janë bërë edhe për mua “Olta o pasha, ktheu se bëmë shaka”. Okej? Janë bërë protesta për mua.

Gerti: Ku e ke parë këtë në ëndërr? Protesta për ty vetëm me dal prej shpie…

Olta: Ti sheh ëndrra me Luizin. Pse ja dhatë këtij mikrofonin. Ky s’ka folur kur ka qenë në shtëpi do flasë tani. Fikjani mikrofonin. Rri aty si arush, s’di të flasësh. Ke mësuar dy gjëra përmendësh.

Gerti: S’kam dashur ta shpreh pëlqyeshmërinë për Luizin.

Olta: Del nëpër intervista gënjen, është mashtrues. Të gjithë mashtrojnë. Mua më thojë duhet të nxjerrësh Kiarën, erdhe ti të stabilizosh BB, semos na digjej BB. Po ik o Gerti. Ca janë këta kalamaj, hiqjani mikrofonin.