Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën që po mbahet sonte në Prishtinë.
“Kosova në këmbë. S’kemi me u ndalë. Deri në liri!”, ka shkruar Çitaku.
Sonte është nata e pestë e protestës në sheshin “Skënderbeu”, ku janë mbledhur shumë qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar në shkallën e parë nga Gjykata Speciale në Hagë.
