ShowBizzz

Ndarja frymëzon Shakirën, këngëtarja sërish “kundër” Pique

Shakira pritet të publikojë një album të ri dhe sigurisht që do t’i dedikohet ish-partnerit Gerard Pique.

Ylli kolumbian ka publikuar hite të ndryshme me herët për futbollistin veteran si “Bzrp Music Sessions, Vol. 53″ ose “Te Felicito”.

Mirëpo, tashmë burimet thonë se pas këngëve të mësipërme, këngëtarja jo vetëm që po përgatitet për albumin e saj të 12-të, por synon të nxjerrë këngë të reja kundër ish-it.

Frymëzimi pas kësaj, siç raporton Marca spanjolle, është dhimbja që i ka shkaktuar Gerard Pique pasi u ndanë dhe u bënë të njohura tradhtitë e tij.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar por siç tregon gjithçka prioritet për këngëtaren është albumi i saj. Ajo do të shfaqë gjithashtu këngë në gjuhën angleze, pasi ylli së fundmi udhëtoi në Londër për të punuar me kompozitorin David Stewart./abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)