Një 29 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Klinikën Emergjente, pasi ishte sjellë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore pa shenja jete, pas një aksidenti në komunikacion.
Sipas mjekut, Naser Syla nga Klinika Emergjente, pacienti kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit nga motoçikleta.
Ekipi mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të reanimimit kardiopulmonar (RCP), por, pavarësisht përpjekjeve, pacienti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Një pacient i lindur në vitin 1997 është sjellë nga ndihma e shpejtë në Klinikën Emergjente, pa shenja jete, pas një aksidenti në komunikacion, ku ishte rrëzuar nga motoçikleta.
Pavarësisht të gjitha masave të reanimimit kardiopulmonar (RCP) të ndërmarra nga ekipi kujdestar, pacienti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në ora 21:40″, kla theksuar Syla për RTK-në.
Policia ende nuk ka dhënë informacione pë këtë aksident.
