Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se Irani ishte vetëm dy javë larg nga përvetësimi i një arme bërthamore, duke shprehur besimin e tij se Teherani mund ta përdorte atë.
“Unë besoj se kishte një probabilitet shumë të lartë që ata të përdornin armën bërthamore dhe të shkatërronin të gjithë Lindjen e Mesme, ndoshta edhe më gjerë”, tha ai.
Trump mbrojti operacionet ushtarake amerikane, duke argumentuar se çmimi ishte i vogël në krahasim me rrezikun e një Teherani të armatosur me armë bërthamore.Në të njëjtën kohë, ai nisi kërcënime të reja kundër infrastrukturës iraniane.
“Ne e kemi lënë të paprekur aftësinë e tyre për të gjeneruar energji elektrike. Nuk e kemi goditur fare sektorin e tyre të energjisë. Nëse do të doja, mund ta shkatërroja brenda një dite. Brenda një dite urat zhduken dhe në një ditë tjetër kapaciteti i tyre i prodhimit. Do të më duheshin vetëm tre ditë”, pohoi ai.
Presidenti amerikan e përshkroi Iranin si sponsorin më të madh shtetëror të terrorizmit në botë, ndërsa sqaroi se nuk po synon popullin iranian, por udhëheqjen e tyre.
