Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan (NFL) dhe Fanatics, platforma e licencuar për produkte sportive, kanë ridizenjuar fanellën klasike NFL Nike me ngjyrat e Anglisë, Francës dhe Australisë për të festuar Kupën e Botës FIFA.
Të frymëzuara nga ndërthurja e sportit amerikan me futbollin botëror që po vjen në Amerikën e Veriut, këto tri fanella kombinojnë ngjyrat, stemat dhe trashëgiminë e secilës federatë futbolli me prerjen karakteristike, panelet anësore prej rrjete, modelin e lirshëm dhe etiketën e endur prej sateni të një fanelle klasike NFL-je.
Secila fanellë ka veçoritë e veta të dizajnit. Fanella e kuqe e Anglisë paraqet stemën e Tre Luanëve në të dy mëngët, ndërsa mbishkrimi “Anglia” është vendosur mbi numrin 26 në pjesën e përparme dhe të pasme.
Fanella e Australisë është ridizenjuar me ngjyrat jeshile dhe ari, me logon e Football Australia të vendosur mbi numrin 26, si dhe Stemën e Komonuelthit Australian në secilën mëngë. Ndërsa fanella e Francës përfshin stemën dhe ngjyrat e famshme të “Les Bleus”, së bashku me një grafikë të kurorës së Statujës së Lirisë në pjesën e shpatullave, si një referencë për 140-vjetorin e dhurimit të statujës nga Franca për Shtetet e Bashkuara.
Këto fanella me edicion të kufizuar janë të disponueshme në dyqanin online të Fanaticsme çmim 105 paund, 122 euro, 130 dollarë amerikanë ose 230 dollarë australianë.

