ShowBizzz

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re.

“2 gota” mban titullin projekti i ri muzikor, njëherësh i pari që pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2.

Muzika dhe teksti janë bërë nga Nita dhe Bardhi, kurse për ‘beat’-in u kujdes Çelik Lipa.

TS Poll - Loading poll ...

Kjo këngë ndërkohë u kompletua në studion e SBS Entertainment.

Pjesë e videoklipit është edhe ish-banori i BBVA 2, Shpat Kërleshi, me të cilin Nita sa ishte brenda zbuloi se ka pasur një lidhje të shkurtër.

Nita përndryshe mori vëmendje të madhe gjatë Big Brother-it si një personazh i vetëm nga Kosova që arriti mbi 100 ditë.

Ajo u vlerësua në masë të madhe për karakterin, mënyrën se si reagonte gjatë situatave të ndryshme e po ashtu edhe për sjelljen në raport me konkurrentët e tjerë.