ShowBizzz

Olsa Muhameti flet për bashkëpunimi me Kiara Titon: Nuk e reflekton, por është…

Autorja e “Kepit të VIPA”-ve, Olsa Muhameti ka zbuluar detaje nga reality show që do të nisë këtë verë e që do të moderohet nga Kiara Tito.

E pyetur për bashkëpunimin me Kiarën, Olsa tha se ajo nuk e reflekton, por është shumë modeste dhe korrekte.

Olsa: Unë me Kiarën njihshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë, më pëlqen se është profesionaliste, nuk e reflekton as tek ne as tek stafi famën, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi.