Lajme

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Gjakovë

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur të mërkurën në Gjakovë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, duke përcjellë mesazhin për drejtësi dhe liri për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë një numër i madh qytetarësh, ndërsa pas nisjes së numërimit mbrapsht, në Gjakovë u shpalos edhe një baner gjigant me mesazhin: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Përmes këtij aktiviteti, nga Gjakova u përcoll mesazhi se qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktivitetet e platformës “Liria Ka Emër” do të vazhdojnë në kuadër të përgatitjeve për Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe asaj që e cilësojnë si luftë të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të Ngjashme