Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, janë parë së fundmi duke shijuar një mëngjes të thjeshtë në një restaurant në Los Angeles, vetëm pak ditë pas ndalimit të reperit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Reperi 48-vjeçar dhe arkitektja 31-vjeçare u shfaqën me veshje të errëta, ku West zgjodhi një stil sportiv e komod, ndërsa Censori tërhoqi vëmendje me një veshje më provokuese dhe taka transparente, shkruan DailyMail.

Dalja e tyre vjen pas vendimit të autoriteteve britanike për t’i ndaluar West-it hyrjen në Londër, pas reagimeve të forta ndaj komenteve të tij antisemite dhe polemikave që lidhen me performancën e planifikuar në Festivalin Wireless.
Të lidhura
None found
Si pasojë e këtyre zhvillimeve, festivali u anulua, ndërsa disa nga koncertet e planifikuara të reperit në Evropë janë shtyrë ose anuluar.
