Situata vijon të jetë problematike në Margëlliç të Patosit, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe disa vatra janë ende aktive.
Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, por terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e tyre.
Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, ndërsa për shkak të përmasave të flakëve pritet edhe ndërhyrja nga ajri.
