ShowBizzz

Plas në rrjet! Nëna e Olsi Bylykut ishte shkaku që ai të ndahej nga Egli? (Detajet)

Dasma e Elgit Dodës me Klea Hutën pak ditë më parë u duk sikur konfirmoi ndarjen e çiftit të njohur, Egli Tako dhe Olsi Bylykut.

Olsi ishte i ftuar në dasmën e dyshes por i vetëm, duke treguar kështu se i ka dhënë fund lidhjes me Eglin.

Mungesa e kësaj të fundit tregon shumë pasi ka qenë mjaft e afërt me Klean.

Mirëpo në rrjet kanë filluar aludimet se pse çifti i dha fund lidhjes.

Sipas disave, Egli kishte një sjellje mjaft të keqe ndaj Olsit. Madje, thuhet se në një dalje të fundit, Egli i plasi pijen në trupi Olsit në praninë e miqve të tij.

Ndërsa, pjesa tjetër thonë se shkak për ndarjen e tyre ka qenë nëna e Olsi Bylykut.

Një reagim për ndarjen nuk ka ardhur as nga Olsi dhe as nga Egli, ndërsa kunjat për njëri-tjetrin në rrjetet sociale nuk kanë munguar.