![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/po-ben-romantiken-luiz-ejllin-dhe-kiara-titon-i-ze-shiu-ne-mes-te-tiranes-cifti-shkemben-batuta-ca-filmi-thua-po-hajde-te-gjejme-ku-e-kemi-lene-makinen_6472f77926d26.jpeg?resize=1070%2C580&ssl=1)
Çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë i ka zënë shiu në rrugët e Tiranës. Të dy, ata janë shfaqur live në Instagram, ku nuk kanë munguar komentet dashamirëse për ta.
Teksa kanë përshëndetur ndjekësit, Luizi dëgjohet të thotë: “U lagëm u bëmë qull”.
Ndërkohë për Kiarën, ky është një moment romantik, por e kundërta është për Luizin, i cili mes batutash i thotë se “nuk është momenti për romanticitet, por duhet të gjejnë ku e kanë lënë makinënë”.
Luiz Ejlli: “U lagëm u bëmë qull…”
Kiara Tito: Ej yje si jeni është koha perfektë për të qëndruar në shtëpi, për të parë një film…
Luiz Ejlli: Po ik o Kiara ik, po bën Kiara romantike. Po ça filmi o Kiara, po hajde të gjejmë ku e kemi lënë makinën