ShowBizzz

Po luan me dy porta? Don Xhoni kapet “mat” me Era Istrefin mes prekjeve në aeroport (Foto)

Pak ditë më parë, modelja ruse, Ariana Lirey i dha fund martesës së saj, për tu rikthyer me ishin, reperin e njohur shqiptar, Don Xhoni.

Ishte modelja ajo që si fillim publikoi një video ku shihej duke hedhur në ujë unazën e martesës, e më pas një foto duke u puthur në makinë me Don Xhonin.

Mirëpo pak ditë pasi pamjet u bënë virale, së fundmi reperi është parë në prani të këngëtares së njohur, Era Istrefi.

TS Poll - Loading poll ...

Ata shihen shumë afër me njëri-tjetrin, madje Don Xhoni i ka vendosur duart në belin e Erës ndërsa në foton tjetër është Era që e përkëdhel Don Xhonin.

A po luan reperi me dy porta apo takimi me Erën është vetëm për ndonjë projekt?!