Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar pas deklaratave të bëra në një debat televiziv, duke kritikuar PDK-në për qëndrimet ndaj SHBA-së, EULEX-it dhe KFOR-it.
Gacaferi ka pretenduar se PDK-ja dhe partitë opozitare janë pro-amerikane për aq kohë sa, sipas tij, nuk preken interesat e tyre personale.
Duke iu referuar deklaratave për largimin e EULEX-it dhe KFOR-it nga Kosova, ai ka shkruar: “Dikur ishin enverista, sot janë xhepista”, duke e mbyllur reagimin me kritika të ashpra ndaj PDK-së.
Postimi i plotë:
Rikujtim me shkas!
Nuk e di saktë sa kohë ka kaluar deri tani, por nëse nuk gaboj mund të ketë kaluar më shumë se një vit, kur e pata thënë një një postim timin se PDK LDK AAK, e sidomos PDK janë pro amerikanë për sa kohë Amerika i lenë të qetë me vjedh dhe nuk i prek në interesat e tyre personale!
Por në momentin e parë qe Amerika i prek këta, aty ku këta nuk durojnë, pra i prek në xhep këta janë anti amerikanët ma të mëdhaj në planet!
Sonte në një debat televiziv po e ndëgjoja një prej këtyre të PDK’së, qe thoshte: Ka ardhur koha t’i themi EULEX-it shkoni të shpija, ka ardhur koha t’i themi KFOR-it, shkoni te shpija se Kosova ka boll djem e vajza qe e mbrojnë vet Kosovën!
Kur them unë diçka edhe mund të kaloj një kohë, mund të kaloj ndoshta edhe një vit, ndoshta mund të kalojnë edhe dy vite, por ajo qe e kam thënë do të vërtetohet, pra mund të ketë vanim por jo edhe pshtim, pa u vërtetuar!
Sidoqoftë në këtë rast vlen ajo shprehja: shyqyr qe ra kjo dekë edhe u pamë!
Këta janë Pro Amerikanë për sa kohë nuk ju preket xhepi e interesi i tyre, po i preke në xhep e në interes personal, këta janë ashtu siç në të vërtet janë, anti amerikanet më të përbetuar!
Nuk duhet harruar se këta kanë lindur e vijnë nga ideologjia marksiste e enveriste, prandaj vlen 100% ajo thënja se thiu, kingja, nuk bonë!
Dikur ishin enverista sot janë xhepista!
