Lajme

Deputetja e LVV-së: PDK nuk e ka luksin me bë kushtëzime, çështja e presidentit është shumë e rëndësishme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka luksin  me bë kushtëzime duke ju referuar qëndrimin të kësaj partie se pa votimin e plotësim ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të ketë bisedime për çështjen e presidentit.

Ajo në një deklarim për media ka thënë çështja e Presidentit është shumë e rëndësishme për atë se si do të ecë Kosova përpara.

“Nuk mund të kushtëzosh duke thënë votoje ligjin më pastaj ndalemi e bisedojmë për çështjen e presidentit është shumë e rëndësishme, për shumë arsyeje e sidomos për mënyrën se si ka me ecë Kosova tutje. Duhet me i lënë anash këto interesa personale, fatkeqësisht po duket e pamundur prej këtyre partive. PDK më së paku e  ka luksin me bë kushtëzime të tilla”, tha Kryeziu – Hyseni.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani tha se ligji për Specialen është kryesori në këto momente.

“Fillimisht ligji për Specialen, pastaj hapat tjerë. S’ka asgjë më të rëndësishme që na si deputetë t’u mundësojmë një gjykim të drejtë”, tha ai.

 

Të Ngjashme