Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar ndaj kërkesave të fundit të PDK-së lidhur me mbështetjen për zgjedhjen e presidentit dhe çështjen e mbrojtjes juridike të ish-pjesëtarëve të UÇK-së të dënuar në Hagë.
Geci pretendon se PDK-ja po kërkon fonde shtesë nga Qeveria në këmbim të votës për presidentin, duke shkruar: “PDK prej Qeverisë së Kosovës po kërkon PARE, asgjë ma shumë, vetëm PARE”.
Ai ka renditur tri skenarë që, sipas tij, i ka Kosova deri më 6 tetor 2026: mbështetjen e një kandidati të propozuar nga LVV-ja me marrëveshje për fondet, zgjedhjen e një kandidati të propozuar nga LDK-ja, ose shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Postimi i Gecit në Facebook:
Të dashur miq,
Duke analizuar kërkesat e fundit të PDK-së pas dënimit të katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kam ardhur në përfundim se PDK prej Qeverisë së Kosovës po kërkon PARE, asgjë ma shumë, vetëm PARE.
PDK as që është duke u mërzit se çfarë ka ndodhë në Hagë, pasi PDK ka jurist shumë të mirë qe e dinë se për t’i ndryshuar aktgjykimet në APEL duhen prova që i rrëzojnë provat e Gjykatës Themelore.
Tani PDK po i thotë Qeverisë: “Qiti paret, na ta votojmë Presidentin.”
Po i thonë Albinit: “Na ta bajmë Glauk Konjufcën President, por ti qiti paret shtesë te taksapaguesve në atë fondin që ata e kanë, dhe në emër të apelimit dhe lobimit kundër aktgjykimit”, me i hargjue ato pare dhe, në fund, po mendojnë se Glauku ka të drejtë me i falë të dënuarit nga Gjykata e Specializuar.
Pra pare shtesë po lypin nga ato qe i lejon ligji që është aprovuar ne vitin 2015 në emer të mbrojtjes.
Tani mbetet të shihet se sa pare do t’i paguajë Qeveria PDK-së për zgjedhjen e President te LVV – ës apo ndoshta Qeveria do ta zgjedhë një president të propozuar nga LDK pa paguar PARE.
Tani Republika e Kosovës ka para vetes tri rrugë deri më datën 06.10.2026:
1. Me ia pagu paret PDK-së e PDK me ia zgjedh Presidentin LVV-së.
2. Me zgjedh presidentin e propozuar nga LDK pa i paguar asni PARE të taksapaguesve, as LDK-së e as PDK-së.
3. Me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme, me i hargjua edhe nja 20 milionë € për zgjedhje dhe nja 200 milionë tjera që LVV ka me i shpërnda, social (vitra), për me i ble votat, për të katërtën herë në 2 vjet.
