Kuriozitete

Rama: Dëmshpërblim për bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat. E drejta për të protestuar do të mbrohet, por nuk do të lejojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga ambientet e një biznesi të vogël në Tiranë, pas akteve të dhunës gjatë protestës, duke njoftuar mbështetje për subjektet e dëmtuara.

Sipas tij, nga dita e sotme, bizneset e vogla mund të regjistrojnë dëmet e pësuara përmes një dritareje të posaçme në portalin e-Albania.

Rama bëri të ditur se 10 grupe të administratës tatimore do të dalin në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmet e shkaktuara në bizneset e vogla të kryeqytetit.

“Prej ditës së sotme çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga e dhunës qorre ka një dritare në portalin ealbania ku do të mund të regjistroj dëmin. Ndërkohë 10 grupe tatime do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël të kryeqytetit. Do të jemi bashkë me çdo familje që jeton me punë të ndershme në Tiranë dhe që ka humbur pasurinë dhe do ti kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, tha Rama.

Gjatë deklaratës së tij, Rama u ndal edhe te e drejta e qytetarëve për të protestuar, duke theksuar se zëri i studentëve, të rinjve dhe çdo qytetari duhet të dëgjohet me respekt.

“Ne i respektojmë studentët, e çmoj forcën e ëndrrave dhe shpresave të tyre si motorin e të ardhmes, si shtysën e të gjithëve ne për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve dhe çdo qytetari sot ka nevojë të protestoj duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta e tyre për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne kemi luftuar në kohë të ndryshme. S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”, tha ai

/rtsh.al/

Të Ngjashme