Rasti tragjik i ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku një i mitur humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri, media mëson se personi që dyshohet se aksidentalisht ka shkaktuar plagosjen është Blenis Burim Gashi, nga fshati Fortesë i Rahovecit.
“Me pikëllim të madh, lajmërojmë familjarët si dhe të gjthë miqtë e shoqërinë, se mbrëmë aksidentalisht ndërroi jetë në moshë tepër të re , Blenis Burim Gashi nga Fshati Fortesë e Rahovecit.
E pamja mbahet në Restaurant Saranda.
Varrimi bëhet në ora 17:00 në varrezat e reja të fshatit Fortesë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Blenisin.
Familja Gashi.”, thuhet në njoftimin e familjes.
