Bota

Reshje të dendura shiu në veri të Italisë, përmbytet Milano dhe Venecia

Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje në veri të Italisë. Stuhitë kanë përfshirë rajonin e Lombardisë, Milanon dhe Venecia. Disa rajone janë vënë nën alarmin e kuq, ku Veneto është më e rrezikuara.

Në rrezik përmbytje janë edhe Emilia Romagna, Friuli Venezia Gulia, Liguria, Lombardia dhe Trentino Alto Adige. Dëme raportohen edhe në Toskanë. Në Versilia tornado ka shkulur çatitë e disa shtëpive, pemët dhe disa nënstacione elektrike u përfshinë nga flakët.

Linjat e transportit në Milano dhe dalje të stacioneve të metrosë janë përmbytur duke mbyllur disa prej tyre.



/tiranapost