ShowBizzz

“Rikthehet” Elton Tozaj, bën një zbulim të rëndë për Ardit Gjebrean

Elton Tozaj është rikthyer me një tjetër deklaratë të fortë, këtë herë duke përmendur emrin e moderatorit dhe producentit të njohur Ardit Gjebrea.

Pas një serie deklaratash për personazhe të njohura të ekranit shqiptar, Tozaj ka ngritur një akuzë personale ndaj Gjebreas, duke pretenduar se është përballur vetë me ngacmime nga ana e tij.

“E frikshme. Ardit Gjebrean, nënën mbretëreshë mos ma luani… Prisni. Kam pasur vetë fatin ta provoj ngacmimin e tij dhe e di vetë se çfarë do të thotë, kështu që… kohën e vet”, u shpreh Tozaj.

Me këtë deklaratë, gazetari la të kuptohet se ka ende gjëra për të treguar rreth moderatorit, duke paralajmëruar se mund t’i rikthehet kësaj teme në ditët në vijim.

Tozaj pretendon se ka qenë personalisht objekt i një ngacmimi nga Gjebrea, por nuk ka dhënë detaje konkrete për rrethanat, kohën apo natyrën e incidentit të pretenduar.

Mbetet për t’u parë nëse gazetari do të japë detaje të tjera për pretendimin e tij dhe nëse Ardit Gjebrea do të zgjedhë të reagojë.

Të Ngjashme