Një person është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi dyshohet se ka tentuar të japë ryshfet gjatë paraqitjes së dokumenteve personale dhe të kamionit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull, gjatë prezantimit të dokumenteve te zyrtarët kufitarë, kishte vendosur një kartëmonedhë prej pesë eurosh brenda tyre, transmeton “Bota sot”.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetime.
