ShowBizzz

Rina Balaj publikon foto pa makijazh dhe filtra: Nuk do të arrini kurrë të më bëni të ndihem e pasigurt në vete

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj është një prej emrave më të komentuar në media rozë.

Artistja nga Istogu krahas këngëve të reja merr vëmendje të madhe edhe përmes imazheve që sjell në rrjetet sociale që shpesh herë janë provokuese.

E njohur për linjat e tonifikuara të trupit, Rina kujdes që herë pas here t’i vë në pah ato përmes fotove joshëse që sjell kryesit në llogarinë e Instagramit.

TS Poll - Loading poll ...

ImageRina Balaj

Mirëpo, autorja e “Bad Rosita” në disa raste nuk ka hezituar që të shfaqet pa grim dhe filtra, dhe disa fotografi të tilla ka ndarë me fansat edhe së fundmi.

“Nuk do të arrini kurrë që të më bëni të ndihem e pasigurt në vete, është thjeshtë e pamundur”, ka shkruar Rina në njërën prej imazheve ku shihet teksa merrte rreze dielli.

ImageRina Balaj

Ndryshe, aktualisht Rina po shijon suksesin e këngës së re “Fullerante” që lansoi në fillim të këtij muaji.