Rita Ora kryeson listën e albumeve më të mira të momentit në Evropë, renditet e para me “You & I”

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka pak ditë që ka publikuar albumin e saj të tretë në karrierë, “You & I”.

Albumi i cili përmban gjithsej 12 këngë të reja, është kthyer shpejt në një prej albumeve më të pëlqyera të momentit në audiencën ndërkombëtare.

Aktualisht, “You & I” renditet si albumi më i dëgjuar dhe i shituar në platformën iTunes, në Evropë.

Ndërkohë po i njëjti album është i dyti më i dëgjuar dhe i shitu në nivel global.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja 32-vjeçare me rishpërndarjen e një njoftimi të Wolrd Music Awards në Twitter.

Rita Ora mbërrin vendin e parë në Listën e Albumeve Evropiane dhe nga vendi i 39-të kalon në vendin e dytë në listën e albumeve më të dëgjuara botërore me albumin e saj të tretë, ‘You & I’, për të cilin kritikët thonë se është më i miri ndonjëherë në karrierën e saj. Albumi gjithashtu ka debutuar i 17-ti në listën e albumeve botërore më të dëgjuara në Apple Music dhe i 11-ti në Apple Music në Evropë”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë.

“You & I” është një album shumë personal për Ritën, me këngë që marrin frymëzim nga jeta private – të cilin Rita e ka përshkruar si një ditar personal të sajin të viteve të fundit.



Related Articles

Back to top button