![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/ronaldo-publikon-fotografi-nga-pushimet-por-vemendjen-e-marrin-thonjte-e-tij-te-lyer_649a8ead67f01.jpeg?resize=1130%2C635&ssl=1)
Georgina Rodriguez ka zbuluar aksidentalisht se Cristiano Ronaldo lyen thonjtë e këmbëve.
Zbulimi erdhi pasi modelja postoi një foto të lezetshme familjare gjatë pushimeve në brigjet e Sardenjës, Itali .
“Hej, pse i lyen thonjtë o vëlla?”, pyeti një fans i intriguar nga ‘detaji’.
“Thonjtë e lyer, o fisniku im?”, u mrekullua një tjetër fanse në hapësirën për komente.
Ndërsa një i tretë tha: “Ky është një përmirësues i thonjve që parandalon bakteret, raporton The Sun.
“Shumë lojtarë e përdorin atë për të mbrojtur thonjtë e tyre. Ju e dini kur luani dhe kur topi godet, gishtat dhe thonjtë e tij shkatërrohen.”
Kjo nuk është hera e parë që portugezi komentohet për diçka të tillë, pasi në një mënyrë të pashpjegueshme, ai i ka lyer shpesh herë thonjtë e tij të këmbës.
Aktualisht, Cristiano Ronaldo luan për Al-Nassr, një ekip në Arabinë Saudite, si dhe për Kombëtaren e Portugalisë.