![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/sarah-berisha-krahasohet-me-kete-personazh-vizatimor_64e3643b46c2c.jpeg?resize=750%2C375&ssl=1)
Sarah Berisha bëri një paraqitje yll në dasmën e motrës së Dj Dagz, ku ishte e ftuar çift së bashku me Dj PM.
Kodi i veshjes së të ftuarve ishte ngjyra e zezë, ndërsa vëmendjen e tërhoqi modeli i flokëve të Sarës.
Madje, një ndjekës i ka gjetur ngjashmërinë e një personazhi të njohur vizatimor, për shkak të modelit “të ngjashëm” të flokëve.
“Ti shumë bukur Sara, por flokët si Princ Zuko, pak pa lidhje ai topi mbrapa”
U mërzit Sarah nga ky krahasim? Aspak!
Madje, ndau një bashkim fotosh të vetes dhe Princit Zuko, duke i vendosur edhe komentin e ndjekësit. Postimin e shoqëroi me emojin e dy duarve që formojnë zemrën.