ShowBizzz

Së shpejti moderatore? Flet Efi Dhedhes, zbulon çfarë programi televiziv i përshtatet më shumë

Përpara se të rihynte për herë të dytë në ‘Big Brother VIP’ u tha se Efi Dhedhes do moderonte ‘Përputhen’ vitin e ardhshëm. Megjithatë, diçka e tillë nuk u konfirmua nga ajo, por as nuk u mohua.

Në një seri pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Efi ka lënë të kuptohet se ekziston një projekt televiziv që mund ta bëjë pjesë të ekranit.

E pyetur se “A do të shohim së shpejti me një program televiziv?”, Efi është përgjigjur: “Në pritje, në pritje të gjërave të bukura.”

Sakaq dikush e ka pyetur se në cilin program televiziv e sheh më shumë veten. Kësaj pyetjeje, Efi i është përgjigjur duke thënë: “Nuk është se e shoh veten në një program për të më inspiruar. Thjesht unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe”.