ShowBizzz

Shota Baraliu merr vëmendjen me linjat trupore në pozat me bikini nga pushimet

Aktorja e njohur shqiptare, Shota Baraliu, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet profesionale.

Së fundmi, aktorja nga Suhareka ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet.

Ajo ka pozuar në bikini të kaltra, duke vënë në pah linjat atraktive trupore.

Shota ka një trup mjaft të skalitur dhe kjo falë përkushtimit në palestër – teksa përveç aktrimit, ajo prej kohësh ushtron edhe profesionin e trajneres së fitnesit.

Aktorja Baraliu këtë vit ka qenë mjaft e përfolur në media, kjo edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin Big Brother VIP kosova.