ShowBizzz

Shtëpia u përfshi nga flakët, flet Mihrije Braha: Faji ishte i imi

Ditën e djeshme Mihrije Brahas dhe Naim Abazit i është djegur kati i dytë i shtëpisë së tyre në Prishtinë.

Brenda në shtëpi ndodhej djali dhe nusja e tij, ku fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë gjë.

Në një intervistë, Mihrija ka treguar se si ka ndodhur ky incident.

TS Poll - Loading poll ...

Mihrija ka konfirmuar se shkak ka qenë një defekt elektrik, një zgjatues elektrik ka marrë flakë. Këngëtarja shtoi se ka qenë faji i saj, pasi ishte ajo që e ka vendosur zgjatuesen.

Artistja u shpreh se para se të niste xhirimet e emisionit ka pasur një krizë që nuk e kishte pasur kurrë më parë.

Ndërsa lajmin e ka marrë vesh pas programit dhe janë nisur menjëherë për Prishtinë.