LifeStyle

Si mund të gjejë lumturinë një grua tepër e ndjeshme në dashuri?

Në vend që të ikni nga vetja, pranoni zemrën tuaj të butë.

Zemra e një gruaje tepër të ndjeshme është e butë dhe plot ndjenja, dhe ja si mund ta gjejë lumturinë në dashuri dhe në një marrëdhënie me një burrë krejtësisht të ndryshëm.

Jeni një grua tepër e ndjeshme? Nëse jeni e vetëdijshme për këtë, ne po ju japim disa udhëzime të thjeshta dhe të vlefshme në dashuri.

Një grua tepër e ndjeshme, për shkak të emocioneve të saj të forta, mund të ketë vështirësi në marrëdhënie, veçanërisht nëse (siç ndodh shpesh) mashkulli që tërhiqet nuk e ka këtë lloj ndjeshmërie. Kjo dinamikë ndodh shpesh. Dhe, derisa të gjeni një mënyrë funksionimi, lindin grindje, herë për shkak të pakënaqësisë së gruas, e herë për shkak të tij.

Ja pesë këshilla marrëdhëniesh për femrat tepër të ndjeshme.

1. Kuptoni se çfarë do të thotë kjo

Kur edhe gjërat më të vogla ju prekin më shumë se të tjerët, ndërkohë ndjenjat tuaja janë më të forta, mbase jeni një person tepër i ndjeshëm. Ju mund të dokumentoni se si manifestohet dhe si mund të vini në kontakt me emocionet tuaja. Lidhuni me veten dhe mbani një ditar të emocioneve tuaja, për të parë se çfarë ndikon më shumë te ju.

2. Pranoni ndjeshmërinë tuaj

Nëse e gjykoni veten se jeni një grua tepër e ndjeshme, mos e bëni këtë! Pranoni mënyrën tuaj dhe jini e lumtur që i jetoni emocionet tuaja intensivisht. Në të njëjtën kohë, është shumë e mundur që partneri juaj i jetës të mos jetë i ndjeshëm, por pragmatik.

Pranoni mënyrën e të qenit e tij dhe jini të lumtur që mund të plotësoni njëri-tjetrin. Sepse kur të pushtojnë situata të ndryshme në jetë, ai mund të marrë kontrollin, pa probleme, sepse mund të kontrollojë më lehtë vrullin e emocioneve.

3. Empatia

Ndërsa prisni që partneri juaj të kuptojë emocionet dhe ndjenjat tuaja, përpiquni të praktikoni edhe empatinë. Vendoseni veten në vendin e tij dhe imagjinoni se si do të ishte të mendosh në mënyrë racionale dhe jo nga zemra. Mund ta kuptoni më mirë pse disponimi juaj është i huaj për të. Gjithashtu, paraqisni ndjenjat tuaja në mënyrë që pala tjetër t’ju kuptojë më mirë.

4. Kaloni kohë vetëm

Në vend që të ikni nga ndjenjat tuaja, është më mirë t’i pranoni ato dhe t’i jepni vetes kohë vetëm për t’u rilidhur me emocionet që ju tundojnë. Ju duhet kohë vetëm ose do të shpërtheni, gjë që do të dëmtojë marrëdhënien. Nëse partneri juaj nuk ju kupton, shpjegoni se si ndiheni dhe se keni nevojë për të.

5. Mundohuni të kuptoni njëri-tjetrin

Një burrë pragmatik dhe racional dhe një grua tepër e ndjeshme mund të funksionojnë vetëm përmes mirëkuptimit, durimit dhe pranimit! Dhe, më e rëndësishmja: përpiquni të pranoni këndvështrimin e tij, duke komunikuar mirëkuptimin tuaj sa më shpesh të jetë e mundur, por tregoni se prisni që ai të kuptojë edhe tuajin.