LifeStyle

Si ta kuptoni nëse jeni të dehidratuar, shenjat që nuk duhet të injoroni

Meqenëse trupi ynë është i përbërë kryesisht nga uji, hidratimi i duhur konsiderohet thelbësor për të gjitha funksionet e tij. Në fund të fundit, ka shumë mënyra për t’u hidratuar, përveç ujit të pijshëm, siç është ngrënia e shumë frutave dhe perimeve.

Në verë rritet nevoja për ujë, po ashtu edhe mundësitë për t’u dehidratuar. Dehidrimi mund të ndikojë negativisht në shumë aspekte të shëndetit dhe madje të jetë kërcënues për jetën në raste të rënda, ndaj është e rëndësishme të njihni shenjat dhe simptomat e mundshme të dehidrimit.

Nëse jeni duke përjetuar një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme, është e rëndësishme të shihni një profesionist të kujdesit shëndetësor për kujdesin e duhur.

Lodhje

Lodhjen që ndjeni dyfishohet në rast se nuk jeni mjaft të hidratuar. Kjo për faktin se dehidratimi i trupit çrregullon ciklin gjumë-zgjim. Një studim i më shumë se 26,000 të rriturve zbuloi se kohëzgjatja më e shkurtër e gjumit lidhej ndjeshëm me hidratim të pamjaftueshëm dhe se njerëzit që ishin të hidratuar në mënyrë adekuate flinin më gjatë se ata që nuk ishin të tillë.

Lodhja gjithashtu rritet gjatë stërvitjes. Një studim i vogël që shikonte 14 atletë meshkuj zbuloi se dehidrimi akut i 3.2% të masës trupore çoi në një perceptim të shtuar të lodhjes dhe gjithashtu ndikoi negativisht në qëndrueshmërinë e ushtrimeve.

Urina e errët dhe prodhim i ulët i urinës

Për sa kohë që nuk pini mjaftueshëm lëngje, urina juaj do të ketë ngjyrë më të errët dhe nevoja për të urinuar do të reduktohet. Urina më e errët mund të ndodhë kur trupi juaj kursen më shumë ujë dhe nuk e lëshon atë në urinë.

Megjithatë, ka faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në ngjyrën e urinës, të tilla si përdorimi i ilaçeve dhe vitaminat B, të cilat mund ta kthejnë urinën në të verdhë të ndezur.

Lëkurë e thatë dhe buzë të plasaritura

Edhe pse elasticiteti i zvogëluar i lëkurës mund të jetë për shkak të kushteve të ndryshme, lëkura e thatë, goja e thatë dhe buzët e thata ose të plasaritura mund të jenë të gjitha shenja dehidrimi. Për ta zbuluar më lehtë, mund të bëni testin e mëposhtëm: kapni lëkurën në pjesën e poshtme të krahut ose barkut dhe lëshojeni pas disa sekondash. Lëkura e hidratuar do të kthehet shpejt në pozicionin e saj normal, ndërsa lëkura e dehidratuar do të marrë shumë më tepër kohë.

Dhimbje koke

Edhe pse dehidrimi është i lidhur ngushtë me dhimbjet e kokës, studiuesit nuk janë saktësisht të sigurt se si dehidratimi i shkakton ato. Megjithatë, ata e pranojnë se disa njerëz mund të jenë më të prirur ndaj dhimbjeve të kokës të lidhura me dehidratimin se të tjerët. Disa studime tregojnë se rritja e marrjes së ujit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të dhimbjes së kokës tek ata që vuajnë nga migrena.

Marramendje

Dehidratimi mund të çojë në hipotension ortostatik, që është kur presioni i gjakut bie kur ngriheni në këmbë. Kjo është veçanërisht e zakonshme tek të moshuarit, të cilët janë në rrezik më të madh për t’u dehidratuar, gjë që në raste të rënda mund të çojë edhe në të fikët. Prandaj, dehidrimi mund të çojë në dëmtime në kujtesë, përqendrim dhe humor.

Disfunksionet kardiake

Simptomat kardiake, të tilla si palpitacionet, ka shumë të ngjarë të ndodhin për shkak të dehidrimit. Është vënë re gjithashtu se funksioni i enëve të gjakut dhe presioni i gjakut ndikohen negativisht, pasi vëllimi i gjakut zvogëlohet për shkak të dehidrimit.