LifeStyle

Si të mos ftoheni nga kondicioneri gjatë verës

Ka disa rregulla të arta që duhet ti zbatoni nëse nuk doni që të ftoheni nga kondicionerët gjatë verës.

Ku t’i  poziciononi kondicionerët

Zgjedhja e saktë e vendndodhjes më të mirë për të instaluar njësinë e ftohjes është shumë e rëndësishme. Meqenëse ajri i ftohtë është më i rëndë dhe ka tendencë të lëvizë poshtë, ai do të përzihet me ajrin e ngrohtë i cili, duke qenë më i lehtë, do të ngrihet lart. Prandaj, është thelbësore që instalimi të bëhet në pjesën e sipërme të murit që keni zgjedhur.

Ashtu siç është e rëndësishme të shmangni mbulimin e kondicionerit kur ai është në punë. Çdo gjë e vendosur përpara tij do të veprojë si një pengesë që parandalon përhapjen e saktë të ajrit;

TS Poll - Loading poll ...

Stop temperaturave polare

Krahasuar me ‘klimën’ e jashtme është gjithmonë e këshillueshme ulja e temperaturës së brendshme me 3 gradë. Në këtë mënyrë, përveç shmangies së ndryshimeve të papritura të temperaturës, reduktohet edhe konsumi i energjisë. Për më tepër, nëse është e mundur, është më mirë të preferoni mënyrën e dehumidifikimit. Vapa e verës shpesh perceptohet si e zjarrtë për shkak të përqendrimit të tepërt të lagështisë në ajër.

Duhet një kondicioner në çdo dhomë

Le të hedhim poshtë një mit, një kondicioner i vetëm i madh dhe i fuqishëm nuk mund të ftojë disa dhoma.

Gjithashtu klima ideale arrihet vetëm kur ambienti që vendosim të ftohim ka dyer dhe dritare të mbyllura. Nëse këto janë të hapura, ajri i nxehtë do të bashkohet me atë të ftohtë dhe do të tundoheni të ulni kondicionerin me disa gradë, duke përftuar kështu vetëm dy aspekte: shpenzimin e energjisë dhe parehatinë.

Ndizni një herë dhe mbani temperaturën konstante

Ndezja dhe fikja e vazhdueshme e kondicionerit jo vetëm që shpërndan freskinë e arritur, por ndihmon në rritjen e konsumit të energjisë. Më mirë, pra, të ndizni vetëm një herë dhe të vendosni temperaturën në mënyrë që të mbetet konstante gjatë gjithë ditës. Më pas, gjatë natës, duke aktivizuar opsionin e gjumit në telekomandë, kondicioneri  redukton aktivizimin e tij në minimum.

Mos neglizhoni mirëmbajtjen e kondicionerëve

Pastërtia është gjithçka. Para se të ndizni, këshillohet të pastroni filtrat e ajrit dhe ventilatorët të cilët paraqesin barriera ndaj viruseve, baktereve dhe pluhurit. Mirëmbajtja e kondicionerit dhe kontrolli i ftohësit nga teknikë profesionistë duhet të kryhet në mënyrë periodike, me një frekuencë që varion nga 2 deri në 4 vjet, në varësi të llojit të furnizimit me energji dhe fuqisë termike të sistemit.