Kuriozitete

Studimi – ‘Grenza e Detit’/ Zbulohet kandil deti i ri, pothuajse i padukshëm dhe vdekjeprurës

Zbulohet një kandil deti i ri, pothuajse i padukshëm dhe është vdekjeprurës.

E quajtur ndryshe si grenza e detit, klasifikohet tek cubomedusat, që deri tani njiheshin vetëm 3 në gjithë botën në gjininë e Chironex, dhe kanë helm të fuqishëm që mund të vrasë edhe një njeri.

Nga analizat e para që i janë bërë, rezulton të jetë mjaft e ngjashme me ato që njihen tashmë.

Këto lloje kandilesh janë mjaft të rrezikshëm, dhe po studiohet harta ku jetojnë rreth 2000 km larg singaporti, me qëllim parandalimin e kontakteve me njerëzit.

Nga statistikat rezulton se këto 4 specie kandilesh me helmin kaq të fortë, shkaktojnë rreth 40 viktima çdo vit, por ekspertët shprehen se shifrat nuk pasqyrojnë realitetin pasi mendohet se mund të jenë shumë më tepër.

Këto specie të cubomeduzave zakonisht jetojnë në rajonet  Indo Pacifike dhe brigjet e Australisë, ndërsa në Mesdhe nuk janë hasur asnjëherë. 

Të Ngjashme