Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shreveport të Luizianës, ku tetë fëmijë, nga 1 deri në 14 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi të dielën në mëngjes, ku në total u qëlluan 10 persona.
Policia bën me dije se autori i dyshuar u neutralizua nga efektivët pas një ndjekjeje me automjet. Deri më tani nuk janë dhënë detaje të plota mbi motivet apo rrethanat e sulmit.
Sipas një zëdhënësi të policisë, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas vodhi një makinë pranë kryqëzimit të West 79th dhe Lynnwood, ku edhe u ndoq nga forcat e rendit. Dyshohet se ai ishte personi i vetëm që hapi zjarr.
/tiranapost
