ShowBizzz

Tre konkurrentë në televotim, kush u shpall i preferuari i publikut

DJ Bujaka, Ermiona dhe Gresa ishin në televotim gjatë kësaj jave në Ferma VIP.

Sipas votave të publikut, është Gresa ajo që rezultoi më e preferuara në këtë treshe fermerësh.

“Publiku ka vendosur se fermeri që i shpëton sfidës në këtë pikë të lojës, si më i votuari, është Gresa”, lexoi në zarf moderatorja Arbana Osmani.

Në sfidë do të shkojnë DJ Bujaka dhe Ermiona, si dy më pak të votuarit.

Më herët, Ermiona Lekbello shprehu dëshirën për të ndërprerë rrugëtimin e saj në Ferma VIP.

Të Ngjashme