Bota

Trump: Sulmuesi im u frymëzua nga lëvizja ‘No Kings’, por unë nuk jam mbret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas incidentit me të shtëna pranë hotelit Hilton Washington, duke fajësuar klimën politike dhe protestat kundër tij.

“Njeriu që më sulmoi është frymëzuar nga lëvizja ‘No Kings’, por unë nuk jam mbret”, deklaroi Trump, duke e lidhur ngjarjen me demonstratat anti-qeveritare.

Vetëm pak orë pasi kishte bërë thirrje për unitet, Trump iu rikthye toneve të forta ndaj mediave dhe opozitës. Në një intervistë për CBS News⁠, ai tha se gjatë momentit të rrezikut, nuk kishte ndjerë frikë.

“E di si funksionon jeta, jetojmë në një botë të çmendur. Melania? Është inteligjente, e kuptoi menjëherë çfarë po ndodhte dhe u hodh në tokë, edhe pse ishte e frikësuar”, u shpreh ai.

Intervista mori një kthesë të tensionuar kur gazetarja Norah O’Donnell i lexoi një pjesë nga manifesti i autorit të sulmit, ku përmendeshin akuza të rënda që dukej se i referoheshin presidentit.

Trump reagoi menjëherë, duke mohuar kategorikisht çdo akuzë dhe duke sulmuar gazetaren: “Nuk jam as përdhunues dhe as pedofil. Ti je një person i tmerrshëm që i lexon këto fjalë. Duhet të të vijë turp”, i tha ai.

Presidenti amerikan e lidhi përgjegjësinë politike të sulmit me protestat “No Kings”, duke akuzuar kundërshtarët e tij se po nxisin një klimë të rrezikshme në vend.

/tiranapost

Të Ngjashme