Bota

Trump vijon debatin: Dikush t’i thotë Papës që Irani ka vrarë 42 mijë protestues

Donald Trump ka reaguar sërish me tone të forta në rrjetin e tij social, duke vënë në shënjestër si Papa Leoni XIV ashtu edhe NATO.

Në një prej postimeve, presidenti amerikan theksoi se është “plotësisht e papranueshme” që Irani të zotërojë armë bërthamore, duke pretenduar gjithashtu se regjimi në Teheran ka vrarë dhjetëra mijëra protestues gjatë muajve të fundit.

“Dikush duhet ta informojë Papën se Irani ka vrarë 42 mijë protestues të pafajshëm dhe të paarmatosur në vetëm dy muaj, dhe se një Iran me armë bërthamore është i papranueshëm”, shkroi Trump.

Vetëm pak minuta më vonë, ai publikoi një tjetër reagim, kësaj here me kritika të drejtpërdrejta ndaj NATO-s, duke pretenduar se aleanca nuk ka qenë në krah të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të jetë as në të ardhmen.

“NATO nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë as më pas”, u shpreh Trump.

/tiranapost

Të Ngjashme