Kuriozitete

Turqi: Nusja dhe dhëndri shkojnë të votojnë pak para dasmës

Një nuse dhe një dhëndër, me rrobat e tyre të dasmës, ishin në mesin e miliona votuesve që u drejtuan drejt qendrave të votimit për balotazhin presidencial të Turqisë.

Ozge Coban, 23 vjeç dhe Ismail Coban, 24 vjeç, hodhën votat e tyre në një qendër votimi në Duzce përpara se të shkonin në ceremoninë e tyre të martesës, shkruan Al Jazeera.

Në Turqi është duke u mbajtur balotazhi presidencial në mes të Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu.