Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjerin e kemi parë të impenjuar me koncerte, ndërsa është aluduar se ai është pushuar nga puna që mbante pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, pikërisht për shkak të pjesëmarrjes në reality show.
I ftuar dje në “Më lër të flas”, Armaldo sqaroi të vërtetën, duke thënë se në fakt shkarkimi nga puna në këtë institucion erdhi pikërisht pasi i kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar.
“Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna”.- tha Armaldo.
Megjithatë ai zbuloi se do të rikthehet sapo të hapen audicionet:
“Sapo të rihapet audicioni, do jem sërish në punë”.