ShowBizzz

U kap ‘mat’ krah Shpatit, Nita Latifi zbulon se ç’po ndodh mes tyre

Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi u panë bashkë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Sipas burimeve, dyshja ishin në një hotel dhe shiheshin të qeshur krah njëri-tjetrit, duke nxitur dyshime për një ribashkim.

Ashtu siç pritej, një reagim për këto lajme ka ardhur pikërisht nga Nita.

TS Poll - Loading poll ...

Këngëtarja i hodhi poshtë këto zëra, duke treguar se takimi mes tyre ndodhi pasi Shpati do të jetë pjesë e klipit të saj.

“E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”, tha Latifi.