Është arrestuar një person në Fushë-Kosovë, për veprën penale mashtrim.
Ai sipas Policisë së Kosovës përmes telefonit duke u prezantuar si zyrtar-toger i policisë i ka kërkaur një gruaje, që t’i jap një personi tjetër një shumë parash prej 450€, sipas tij për blerje të veletit.
Tutje bëhet e ditur se gruaja e cila ka rënë në lajthitje i ka dhënë paratë të dyshurit i cili pastaj ishte larguar në drejtim të panjohur me veturën të cilën e kishte marrë me qira ditë më parë në Gjilan nga ankuesi mashkull kosovar dhe nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit.
Njësitet policore e kanë identifikuar, ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin bashkë me veturën të cilën ishte duke e keqpërdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
